Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Të flasim Hapur
Nga një Evropian

Please share if you want to help to promote peace!

Përkthyen Elton & Taulant Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Download (All stories in one printer friendly file)
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Bücher und CDs von Martin Auer


In meinem Haus in meinem Kopf
Gedichte für Kinder

Die Prinzessin mit dem Bart
Joscha unterm Baum
Was die alte Maiasaura erzählt

Die Erbsenprinzessin

Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download

Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download
Der seltsame Krieg
Geschichten über Krieg und Frieden

Zum Mars und zurück - Lieder
Lieblich klingt der Gartenschlauch - Lieder
Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD

Tani dua të flas shumë hapur për diçka. Sidomos tani kur shumë njerëz i bien rreth e rrotull, kur asnjë nuk thotë atë çfarë mendon në të vërtetë sepse nuk është “sjellje e mirë”, sepse nuk na është bërë zakon, sepse na sjell kujtime që më mirë të harrohen. Pikërisht prandaj është e nevojshme që të flasim fare hapur.

Sigurisht që të huajt, madje edhe ata të Jugut dhe të Lindjes, janë njerëz gjithashtu. Këtë askush nuk e diskuton. Sigurisht që ata kanë sy, gojë, dhe një hundë si ne. Kanë frikë e bien në dashuri njësoj si ne; janë me dhunti ose të trashë si ne etjerë-etjerë. Sigurisht që ka midis tyre, ashtu siç ka midis nesh, njerëz të mirë ose më pak të mirë. Dhe kur rriten në rrethana normale, ata nuk bëjnë më tepër krime se ne. Por kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është kjo: duhet ta mbrojmë kulturën tonë, dhe duhet të mbrojmë pasurinë tonë pa të cilën kjo kulturë nuk do të ekzistonte. Fakti është që ne evropianët jetojmë në një nga vendet më të pasura në botë. (Dhe kjo vlen për të gjithë Evropën Perendimore.) Këtu kemi begati dhe një strukturë shoqërore të sigurtë që e ëndërrojnë grekët apo polakët. Le ta themi troç: nga gjashtë milliard njerëz në këtë botë, vetëm një miliardë jetojnë në “vendet industriale.” Dhe ne thjeshtë u lindëm apo jetojmë në këto vende. Ne, një e gjashta e pasur e njerëzimit, zotërojmë katër të pestat e pasurisë së Tokës. Ne konsumojmë 70 % të energjisë, 60 % të ushqimit, dhe 85 % të pasurisë pyjore në botë. Çdo të ndodhte po të dilnin të tjerët dhe të kërkonin pjesën e tyre? Deri tani janë vetëm një ose një milion e gjysmë djaj të varfër që vijnë te ne, të persekutuar politik, nga lufta apo nga uria. Mirë atëherë. Por atje tutje, nuk ka miliona, por ca miliarda djaj të varfër që e kanë zili begatinë tonë! Ne, një e gjashta më e pasur, kemi 60 herë më shumë se një e gjashta më e varfër. Duhet ta kuptojmë plotësisht këtë gjë pa patur një ndjenjë të rreme faji. Një gjerman konsumon aq naftë sa konsumojnë 10 afrikanë të zinj. Një gjerman përhap në atmosferë aq dioksid karboni (CO2) sa 65 zezakë. Në vendet tona evropiane ka një makinë për çdo dy banorë, përfshirë edhe fëmijët. Në Indi ka një makinë për çdo 455 njerëz. Ta pranojmë atëherë, po të donin të jetonin të gjithë si ne, do të rrënonim planetin! Nuk ka aq naftë në këtë botë që afrikanët dhe kinezët të ngasin makinat e tyre. Këto janë faktet!

Të gjithë ata që flasin për drejtësinë kur po pijnë një kafe duhet të mendojnë se sa po paguajnë për atë kafe. Dhjetë vjet përpara afrikanët atje poshtë apo indianët nga Amerika e Jugut morën nga ne ekuivalentin e një lokomotive për 13,000 thasë me kafe. Sot, po të duan të blejnë nje lokomotivë, duhet të na japin si shkëmbim 45,000 thasë kafeje. S’mund të thuash që është keq për ne. Asnjë nga ne s’do të heq dorë nga kafeja jonë e lirë. Sa nga ata që flasin gjithë kohën për drejtësi shkojnë e blejnë vullnetarisht kafenë e shtrenjtë nga dyqani i botës se tretë (Third World Shop). Kush pyet, kur blen një këmishë pambuku të lirë Indiane apo një shall të mirë mëndafshi, nëse janë aq të lira sepse prodhohen nga puna e fëmijve? Jo, bamirësia fillon në shtëpitë tona. Ne të gjithë mendojmë për të ardhmen tonë së pari, sidomos për familjen tonë. Kjo është shumë e natyrshme. Indianët apo kinezët nuk do të silleshin ndryshe po të ishin kombet që do të udhëhiqnin botën.

Po ta themi troç: gjithë rregulli i botës sonë varet nga epërsia e të bardhëve. Ku gjenden vendet industriale? Në Amerikën Veriore, në Evropë, në Australi, Afrika e Jugut, Japoni. Nuk i fut më rusët në këtë kategori. Praktikisht janë të gjithë të bardhët, pa numëruar japonezët.

Dhe vendet industriale besojnë që është plotësisht normale që duhet të bëjnë gjithçka për të mbrojtur epërsinë e tyre në botë, kryesisht me mjete politike dhe ekonomike në këto kohëra. Nuk po mbrojmë vetëm kufijtë tanë nga refugjatët e vendeve e varfra. Ne po i mbrojmë edhe tregjet tona nga mallrat e tyre. Për shembull nuk vendosim taksa doganore të larta mbi pambukun e pastër sa vendosim mbi tekstilet e përfunduara. I lemë të na sjellin kakao të papërpunuar por kurrë çokollatën e përfunduar. Në fund të fundit duhet të mbrojmë nga konkurrenca e jashtme tekstilet apo fabrikat e çokollatave tona. Në të vërtetë, ne nuk kemi fare interes që ato vende të zhvillojnë industritë e tyre, të “zhvillohen.” Në fund të fundit, ne duam të vazhdojmë t’iu shesim produktet tona industriale me një çmim të lartë dhe të blejmë lëndën e parë lirë nga ta.

Por a janë mënyrat ekonomike e politike—si psh, bashkimi evropian—të mjaftueshëm gjithmonë që të sigurojmë epërsinë tonë në botë? A nuk do të vijë dita e masave ushtarake? Kur Perandoria e kuqe sovietike ra, disa njerëz filluan të silleshin sikur na erdhi më në fund paqja e përjetshme. Për për ata largpamësit ama, ishte e qartë që problemet më të mëdha nuk po vinin nga Lindja po nga Jugu. Që nga Lufta e Gjirit Persik, një gjë dukej qartë: kur Sadam Huseini u përpoq ta merrte Kuvaitin me forcë, ne, një e pesta e pasur, iu hodhëm në grykë me inat. Fatmirsisht, po të merreshim me një diktator të vërtetë dhe më një dhunim të vërtetë të ligjit ndërkombëtar, kështu që askush nuk thoshte dot që s’ishte e drejta jonë. Po s’ishte vetëm Sadami që e pa epërsinë tonë teknologjike e ushtarake. Lufta në televizor i tregoi gjithë Jugut se kush ishte pronari i vërtetë i botës. Dhe zoti Milosevic, që është gjithashtu një diktator dhe kriminel lufte i padiskutueshëm, na bëri një favor të ngjashëm, kështu që askush nuk guxon të na tregojë me gisht e të akuzojë që edhe ne kemi përgjegjësi për atë luftë për shkak të ultimatumeve të papranueshëm dhe veprimeve të tjera diplomatike apo jo. Në fund të fundit, këto luftra ishin të nevojshëm për ne.

Ta themi troç! Ta themi troç se si të tjerët na shohin neve: secili nga ne mund të blejë një karafil të kuq nga Kolumbia në mes të dimrit për 75 centë. Po, dhe a pyet ndonjëri për këtë? Çdo ditë aeroplanë fluturojnë e përshkrojnë gjysmën e botës për të na sjellë lule të freskëta nga ana tjetër e globit. Edhe perandorët e Romës antike nuk e kishin një luks të tillë. A nuk jemi aristokratët e kësaj bote? Do të ishim naivë po të bindnim veten që katër të pestat e tjerë na duan akoma.

Sigurisht që nuk përfitojmë të gjithë njësoj nga epërsia jonë në botë. Disa nuk ja dalin mbanë: s’bëjmë dot asgjë për këtë. Ne thjesht jemi një meritokraci. Dhe kjo është si një garë me ski: nëse dikush është dy të qindat e sekondës më i ngadaltë se tjetri, nuk është vërtetë një skiator më i dobët për këtë gjë. Por vetëm tre i marrin medaljet; këto janë rregullat e të tjerët nuk marrin gjë.

            Sigurisht që nuk jemi thjesht një meritokraci, por edhe një shtet social. Dhe më të varfrit që marrin ndihmë sociale në pjesën tonë të botës jetojnë akoma më mirë se më të shumtët e njerëzve në Mozambik. Por kjo nuk është e gjitha. Ka njerëz që e dinë që kurrë nuk do të marrin një medalje, që kurrë nuk do të bëhen të pasur dhe të famshëm. Dhe ata frustrohen, u ngrihen nervat. S’kemi çfarë të bëjmë për këtë gjë. Sigurisht, do të ishte mirë po të vendosnim vlera të tjera si kryesoret: miqësinë, bujarinë, humorin, apo aftësinë për të qënë i lumtur dhe të kënaqemi me jetën. Po atëherë nuk do të ishim kurrë aq të pasur sa jemi sot. Duhet ta kuptoni këtë. Ne kemi këtë begati edhe për shkak të sistemit tonë të vlerave, në të cilin suksesi është më kryesori.

Dhe ata që nuk ja arrijnë, që e konsiderojnë veten të padobishëm e të panevojshëm, këta njerëz ndihen të përulur dhe plot me inat. A nuk janë dhe ata të bardhë, evropianë, gjermanë, pjestar të kombit industrial? A nuk i përkasin dhe ata grupit që është ajka e njerëzimit? Përse nuk mund t’i përkasin plotësisht? Natyrisht, shumica e tyre që janë të rinj nuk e kuptojnë përse nga njëra anë ne udhëhiqemi në mënyrë të kufizuar nga konsiderata humanitare në aktivitetet tona ekonomike në botë, por nga ana tjetër akoma u japim ndihmë humanitare vetëm një grupi shumë të vogël njerëzish. Arsyetimi i tyre (sigurisht i thjeshtëzuar) është si më poshtë: nëse në paraqitemi si zotër mbi njerëzit e tjerë në një nivel kombëtar dhe ekonomik, përse nuk mund të bëjmë të njëjtën gjë me pjestarët individualë të grupeve të huaja, e sidomos në vendin tonë?

            Ata nuk vënë re faktin që njëfarë minimumi njerëzie është i nevojshëm për reputacionin tonë në botë, që sigurisht ndihmon gjithashtu në suksesin tonë ekonomik. Nuk venë re gjithashtu edhe faktin që çmimi i këtij humanizmi (megjithëse ne sigurisht ua kujtojmë shpesh të tjerëve) në të vërtetë nuk është aq i lartë sa thuhet. Vetëm bankat gjermane fitojnë katër deri në pesë herë më tepër nga sa harxhon qeveria e tyre federale për refugjatët dhe azile politike vetëm nga interesi që marrin nga vendet në zhvillim për huat që u kemi dhënë atyre. Përsëri këtu ka vetëm dy refugjatë për çdo 1000 banorë, kur një vend si Malawi i duhet të mbajë 105 refugjatë për çdo 1000 banorë. Fatmirsisht, 85 % e refugjatëve në botë rrinë në vendet e Botës së Tretë.

Prapëseprapë, duhet t’i kuptojmë mirë këta të rinj të radikalizuar dhe të mos t’i mallkojmë si ekstremistë të djathtë dhe të çartur neo-nazistë. Sigurisht që nuk është mirë t’u vemë flakën shtëpive të azileve politike apo që të “linçojmë të zinjtë”. Kjo është primitive dhe e vrazhdët. Më shumë se gjithçka, këto akte ekstreme dëmtojnë madhëdhëniet tona ndërkombëtare e kështu edhe interesat tona drejtpërdrejti. Por pas këtyre teprimeve idiote që duhet—e përsëris—të mos pranohen, ka një ndjenjë, një mendim plotësisht realist; nevojën e ngritjes së një muri mbrojtës ndaj vërshimeve nga Jugu.

Sigurisht që teprime të tilla s’duhen lejuar. Rendi duhet ruajtur. Nga ana tjetër, duhet të njohim që kushti fillestar i këtyre teprimeve vijon logjikshëm interesin e pozitës sonë në botë si një fuqi ekonomike dhe politike. Dhe ka mundësi, shumë mundësi, që një ditë ne do të kemi nevojë për këtë lloj qëndrimi më tepër se tani: a s’mund të themi se një ditë do na duhet t’i mbrojmë arritjet tona, pozitën tonë të privilegjuar në botë edhe me mënyra ushtarake? Kur dalëngadalë shtohen problemet, kur do të jetë e nevojshme të mbrojmë kulturën tonë, vlerat tona, dhe aq më tepër pasurinë dhe epërsinë tonë në botë deri në fund; kjo do të ndodhë vetëm nëse një qëndrim i fuqishëm që thotë “Gjermania vjen e para” “Austria e para” apo “Evropa e para” është bërë një nga vlerat themelore të kulturës sonë në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Duhet ta kuptojmë këtë gjë qartë; s’mund t’ia lejojmë vetes të gënjehemi.


Author's comments


This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.