Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Drejtësia

Please share if you want to help to promote peace!

Përkthyen Elton & Taulant Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Download (All stories in one printer friendly file)
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Bücher und CDs von Martin Auer


In meinem Haus in meinem Kopf
Gedichte für Kinder

Die Prinzessin mit dem Bart
Joscha unterm Baum
Was die alte Maiasaura erzählt

Die Erbsenprinzessin

Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download

Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download
Der seltsame Krieg
Geschichten über Krieg und Frieden

Zum Mars und zurück - Lieder
Lieblich klingt der Gartenschlauch - Lieder
Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD

Tani miqtë e mi une dua t'ju them diçka por ju duhet të më besoni mua. Dhe nëqoftëse nuk më besoni, mirë, akoma më keq për ju. Çfarë dua t'ju tregoj është kjo: Na ishte njëherë në një kontinent të vogël në planetin tokë (një planet që ishte plotësisht i mbuluar me ujë kështu që ju nuk mund ta gjeni dot në ndonjë hartë - dhe kur ky kontinent ekzistonte, përpilimi i hartave nuk ishte shpikur akoma, kështu nuk e gjen dot as në hartat e vjetra), megjithatë, në këtë kontinent (i cili mund të kishte qenë shtatë kontinente ne atë kohë nëse ndonjë i kishte numëruar, asnjë njeri nuk i kishte numëruar pasi jo vetëm një kontinent ishte zbuluar në atë kohë dhe të gjithë mendonin se kontinenti i tyre ishte i vetmi dhe nuk kishin pse të shqetësoheshin të numëronin diçka kur ata e dinin se ishte vetem një), mirë, çfarë doja të thoja është se ky kontinent i vogël i cili nuk ishte kontinenti i shtatë apo i parë, por vetëm një continent, edhe ky ishte i populluar nga njerëz të çuditshëm. Këta njerëz, më vjen keq ta them, ishin të çmendur. Ata ishin të çmendur në një mënyrë të veçantë. Oh jo ata nuk ishin budallenj. Përshembull, ata kishin shpikur makinat përpara se të shpikej në ndonjë nga kontinentet e tjera, dhe pasi kishin shpikur makinën ata shpikën zjarrin dhe piramidat dhe celularët dhe televizorët. Jo siç ju thashë këta njerëz ishin të çmendur në një mënyrë të veçantë. Si mund t'ua shpjegoj? Psh: ata kishin hallën që do vinte për një vizitë. Ajo do të merrte në celular dhe do të thoshte: "hej do vi dhe do t'ju vizitoj juve gjatë pushimeve, për disa ditë, as jeni të gëzuar ta shikonin hallën e vjetër përsëri?" Dhe familja që kishte planifikuar të shkonte në bregdet për pushime do të boshatisnin bagazhet dhe ti fusnin makinat përsëri në garazh dhe të prisnin për hallën. Të themi se pushimet kishin mbaruar dhe u bënë gati gjashtë javë që halla kishte qëndruar, dhe nuk kishte ndonjë rast që ajo të shkonte përsëri në shtëpinë e saj dhe gjithë familja duhet të pinte çaj për mëngjes sepse halla i kishte bindur ata që kafeja të bënte keq për shëndetin, dhe babai duhet të linte duhanin sepse halla nuk e duronte dot tymin e duhanit, fëmijët duhet të mbanin qetësi nga ora një deri në katër të mbasdites kur halla bënte një sy gjumë. Këta njerëz nuk do ta nxirrnin atë jashtë apo të merrnin një buzëkuq dhe të bënin njolla të kuqe te fytyra e vajzës më të vogël dhe të pretendonin që ajo kishte ethet dhe ta detyronin hallën të largohej. Jo këta njerëz mund të paketonin pa zhurmë gjërat e tyre përsëri të nxirrnin makinën nga garazhi, ti jepnin hallës çelësat e shtëpisë dhe të shkonin të jetonin në një tendë pranë buzës së detit, tani e tutje ata mund të pinin kafe në mëngjes, të pinin cigare, të luanin lojëra të zhurmshme nga ora një deri në katër sa të kishin dëshirë. Apo të themi që në shkollë një drejtoreshë e re sapo e vendosur në detyrë ishte zgjënjyer dhe një nga mësueset vazhdonte të thoshte i irrituar "Pse nuk më bën mua drejtoreshë, unë jam më e mirë se ajo" Ata nuk do ti thoshin asaj: "Ajo ka më shumë eksperiencë dhe gjatë pushimeve ajo ka qenë duke marrë kurse, ndërkohë ti ke lyer me mankyr vetëm thonjtë e këmbës!" Jo. Si një alternativë ata i shkruan një letër këshlltarit të qytetit duke i thënë: " Gruaja po na bën me dhimbje koke me irritimet e saja konstante, të lutem bëje atë drejtoreshë që të mos na i ngrejë më nervat!" dhe shumicën e kohës, madje dhe drejtoresha e re e vënë në detyrë nuk do të nënshkruajë letrën.

Apo një djalë që nuk bën mësimet dhe merr vetëm nota të këqija, mësuesi nuk do ta detyrojë atë të përsërisë orën e mësimit. Përkundrazi ai do të thotë: "Ah po ai ka një buzëqeshje shumë të bukur saqë shokët e tij do trishtohen nëse e humbasin atë, kështu sido që të jetë gërmëzimi i tij, dhe nuk di emrat e kontinenteve që nuk janë zbuluar."

Mund të vazhdoj të tregoj se sa të çmendur janë këta njerëz.

Kur në një kryqëzim dy makina përplasen me njëra tjetrën, njerëzit nuk ndalojnë dhe të mbajnë anën dhe ti bërtasin njëri-tjetrit: "E pashë atë që po vinte poshtë nga një rrugë e ngushtë,dhe e pashë atë që po i jepte makinës me shpejtësi! Të lutem zotëri, nëse shkon në gjyq, mund të emërosh mua si një dëshmitar, ja ku është emri im dhe adresa ime!"

Përkundrazi i bërtasin shoferëve: " Kush e çan kokën se i kujt ishte faji, merre atë dreq rrotë nga rruga kështu që të kalojmë makinën tonë, dreqi e di pse ne i shpikëm ato në vend të parë!"

Çdo njeri e kupton që ky qëndrim i çmendur nuk i çon këta njerëz në ndonjë vend. Ata gjithmonë kishin më të mirë të dytën, kishin karriget më të këqija në kinema, asnjëherë nuk u shërbehej te banaku i mishit ne supermarket, ato nuk bëheshin asnjëherë drejtorë, por përkundrazi ata jetonin në tenda afër bregdetit dhe shkatërronin shëndetin e tyre me kafe, cigare,dhe lojra të zhurmshme.

Një ditë një magjistar i madh erdhi për të vizituar kontinentin. Emri i magjistarit ishte Belloni i madh dhe kur u ul me qilimin e tij fluturues në treg ai tha: "Përshendetje njërëz të këtij kontinenti, unë jam Belloni i madh, dhe do ta quaj këtë kontinent Bellonia, sipas emrit tim sepse unë e zbulova atë."

Njerëzit mbetën të habitur pasi gjithmonë kishin menduar se kontinentin e kishin zbuluar ata, por magjistari u shpjegoi atyre se juve nuk mund të zbuloni diçka që e keni ditur për gjithë kohën, dhe ata menduan: "Mund të kishte qenë Gulbrannssonia, apo Herrschovitzia, kështu që Bellonia nuk është dhe aq keq.

Magjistari pa rreth e rrotull kontinentit që kishte zbuluar, dhe gjeti se cila ishte problemi me banorët e tij. "Ju jeni njerëz të zgjuar" u tha atyre, "Shikoj se ju keni një potencial të madh. Aktualisht ju mungojnë vetëm dy gjëra".

Kur njerëzit donin të dinin se cilat ishin këto dy gjëra, ai tha: " Mirë, e para janë karrocat". Dhe u tregoi atyre sesi mund të bashkonin një lloj kutie prej druri në mënyrë që ti përdornin ato për të transportuar gjëra. Njërëzit eksperimentonin me një rrotë apo shtatë rrota, por nuk kaloi gjatë dhe zbuluan se numri ideal i rrotave ishte aty te dy ose katër. Që tani nuk ishte e vështirë të shkoje me motoçikletë, motor me avull, hekurudhë dhe dikush madje zbuloi që të lidhësh një gomar te karroja e cila nuk bënte aq shumë zhurmë ashtu si metodat e tjera që lëviznin karrocën.

"Dhe cila është gjëja e dytë?" e pyetën ata magjistarin.

"Gjëja e dytë që qëndron në zhvillimin e vendit tuaj është ndjenja e pakët e drejtësisë".

"Çfarë është ajo?" pyetën njërëzit. "Eshtë diçka si ajo kutia prej druri që ti na e tregove ne si ta ndërtojmë?"

"Jo, tha magjistari, "nuk është objekt. "Është një princip"

Njërëzit lëviznin lart e poshtë sikur e kishin kuptuar, por në fakt nuk e dinin se cfarë ishte principi.

"Drejtësi do të thotë ti japësh çdo njeriu atë që meritojnë as më shumë e as më pak!"

"Por ne e bëjmë këtë".

"Jo, ju i jepni njerëzve atë çfarë ata duan për të pushuar së shqetësuari, nuk është e njëjta gjë, dhe nëse nuk shqetësohen ata nuk do marrin asgjë."

"Mbase ata nuk duan aq për të shqetësuar për të. Sidoqoftë kush e di më mirë se ata se çfarë njërëzit meritojnë?"

Magjistari u përpoq të shpjegonte, por pas pak, ai u dorëzua i nevrikosur.

"Shiko", tha ai, "doni drejtësi apo jo? Do të më duhet vetëm një tundje e shkopit tim që t'jua jap juve dhe kështu do më kurseni dhimbjen e grykës'.

"Mirë", thanë ata "nëse do të na ndihmojë ne në një progres të mëtejshëm, ne e duam atë".

Kështu magjistari valëzoi shkopin e tij, hipi në tapetin magjik dhe fluturoi larg për të zbuluar më shumë kontinente, në mënyrë që ai ti numëronte dhe ti vinte nga një emër. Tashmë ai kishte menduar për disa emra të rinj fantastikë si Bellonia II dhe Bellonia III, dhe mezi priste që të gjente emra të përshtatshëm për ta.

Kur magjistari valëzoi shkopin e tij, Bellonianët - siç e quanin tani veten menjëherë e kuptuan se çfarë magjistari donte të thoshte, tundën kokat e tyre dhe thanë: "Si kemi qenë kaq të çmendur"

Ata menjëherë paketuan tendat e tyre dhe shkuan për të rimarrë shtëpinë e tyre, por halla kishte qëndruar atje për shumë kohë, dhe praktikisht jetonte atje dhe tha: "Si mendoni ju ma keni dhënë këtë shtëpi mua kur ju me vullnet të plotë më latë mua vetëm, unë absolutisht refuzoj të shkoj!"

Dhe zënka pa fund filluan rreth marrëveshjet gojore, ligjet e zakonshme dhe gjëra të tilla si këto.

Tjetra Bellonianët duhet të ndërtonin një gjyq drejtësie, por nuk binin dakort se e drejta e kujt duhet të gjykohej. Kështu që vendosën që të takoheshin çdo mëngjes në orën dhjetë të diskutonin të gjithë rastet.

Rasti i parë ishte i dy vëllezërve të varfër që u kishte vdekur babai dhe u kishte lënë atyre vetëm një gomar. Secili nga ata thoshte se e donte gomarin për të transportuar gjërat e tij dhe për të tërhequr karrocën. Ky ishte një rast i thjeshtë për Bellonianët. Ata vendosën që ta ndanin gomarin në dy pjesë dhe secili të merrte pjesën e tij. Vëllezërit protestuan se gjysma e gomarit nuk hynte në punë për asgjë sepse nuk tërhiqte dot dhe gjysmën e karrocës. Por atyre iu thanë që do ta ndanin në gjysma të sakta dhe kështu nuk kishte asgjë për tu ankuar.

Vëllezërit mallkuan, dhe u larguan, duke lënë pjesët e gjysmave të gomarit të shtrirë atje. Rasti tjetër ishte pak më i vështirë për tu zgjidhur. Ishte për një burrë i cili kishte pirë dhe ishte zënë me një njeri tjetër dhe e kishte goditur në sy. Deri në këtë pikë nuk kishte ndonjë problem. Ata vendosën që viktima duhet ta godiste keq në sy arrogantin dhe të dy të blinin një sy xhami për veten e tyre. "Sepse" ata thanë, "duhet të jemi barazim, sy për sy, kjo është drejtësi"

Por të nesërmen këtë njeri e sollën përsëri në gjygj sepse kishte pirë prapë dhe i kishte nxjerrë dhe syrin tjetër. "Kështu, ku është problemi?" pyetën disa.

"Ne e diskutuam një rast të njëjtë dje, mund të vazhdomë me të njëjtën gjykim. Sy për sy".

"Por i ka mbetur njëri sy," thanë të tjerët. "Nëse i heqim dhe syrin tjetër ai do të bëhet i verbër dhe kundërshtarit tjetër i duhet vetëm një sy xhami dhe mund të kalojë një jetë të zakonshme. Të heqësh vetëm një sy nuk është e njëjta gjë me një tjetër që ka dy."

"Por ne duhet të marrim diçka nga ai" thanë të tjerët, "apo ai do vazhdojë të sorrollatet gjithë kohën dhe të gjuajë me forcë të tjerët në sy.

"Ti presim dorën," sygjeroi dikush por të tjerët protestuan se dora nuk ishte e njëjta gjë me syrin. "Duhet të bëjmë drejtësi," thanë ata "Jo të vuajmë sipas metodës së vjetër. Ai duhet të vuajë në të njëjtën mënyrë që ai u ka shkaktuar të tjerëve."

"Atëherë" , tha dikush. Ai u ka dëmtuar gjysmën e syve të të tjerëve, kështu le ti marrim atij gjysmën e syve që ai ka.

"Por është e pamundur që të marrësh gjysmën e syrit, edhe nëse do të ishte e mundur përsëri do të mbetej i verbër". Kështu vazhdoi diskutimi dhe nuk u gjet dot një zgjidhje.

Dhe kështu siç pritej rasti i hallës u soll në gjygj.

Halla kishte qëndruar në shtëpinë e nipërve të saj, për shumë shumë vjet tani. Dhe ngaqë ndihej e vetmuar kishte ftuar një nga nipërit e saj dhe gruan e tij për të qëndruar në shtëpi. "Të gjithë fëmijët tanë kanë lindur këtu!" tha nipi i saj i dytë, "dhe unë lyeva shtëpinë dhe vura tapiceri në të gjithë dhomat!". Por kush bëri instalimet e hidraulikut?" tha nipi i saj i parë.

"Tapiceri, instalime hidraulike!" tha gjygjtari. "Çfarë është e rëndësishme është: "Kush e ndërtoi shtëpinë?"

"Mirë, është një shtëpi shumë e vjetër," tha nipi i parë me ngadalë. "Por unë kam lindur atje kështu që e drejta duhet të jetë e imja."

"Por ti e dhurove!"

"Jo, unë nuk e dhurova, unë u largova nga irritimet e vazhdueshme!"

"Ti mund të dëboje hallën!"

"Kush ka dëgjuar të dëbojë hallën e tij?"

"Por ti asnjëherë nuk i the asaj që po planifikoje të ktheheshe!"

"Ne po jetonim në një tendë dhe kjo tregon qartë se ne po planifikonim të ktheheshim në shtëpinë e etërve tanë."

Në këtë pikë halla ngriti dorën: "Nëqoftëse e mbaj mend drejt, i dashur nip, ishte babai im që jetonte në këtë shtëpi. Por një ditë, halla e babait tënd erdhi për një vizitë gjatë pushimeve dhe nuk u largua më, në mënyrë që të kishte pak paqe dhe për të qetësuar babin tim duhet të zhvendosej dhe të jetonte në një tendë afër bregdetit. Ai u gënjye, o gjori. Kështu me të drejtë shtëpia duhet të jetë e imja. Dhe pastaj dokumentet e vjetra dhe albumet familjare kontrolloheshin dhe u bë një sherr i madh për hallat dhe xhaxhallarët, dhe gjithashtu dhe disa kushërinj të parë, hallat më të mëdha, dhe stërgjyshja u përfshinë në këtë.

Kontrollimi vazhdoi për disa javë dhe në fund akoma më shumë njerëz u bënë shumë të uritur. Sepse si rezultat i egzaminimit asnjë nuk kishte kohë të bënte punë të dobishme dhe tashmë po i mbaronte dhe ushqimi.

Dhe pastaj gjysmat e gomarit të cilat ishin të shtrira në vendin ku bëhej mbledhja, kishin filluar të dekompozoheshin. Asnjeri nuk i hiqte ato pasi ranë dakort që ishte përgjegjësia e pronarëve. Por dy vëllezërit kishin vjedhur një varkë dhe kishin shkuar në det me shpresën për të kërkuar magjistarin që ti jepnin atij shpërblimin që meritonte. Gjysmat e gomarit të dekompozuar binin tmerrësisht erë të keqe dhe ishin të mbuluar nga miliona miza dhe përfundimisht Bellonianët u sëmurën dhe vdiqën.

Kur magjistari erdhi përsëri për të parë se çfarë ishte bërë në kontinentin që ai kishte zbuluar, e gjeti plot me miza dhe më asgjë tjetër. Ai ngriti supet dhe tundi shkopin e tij dhe kontinenti u fundos nën ujë, kështu që asnjë nuk do ta merrte vesh për dështimin e magjistarit në progresin që ai do ti sillte Bellonia I.

Magjistari shpresonte që të fundoste dhe mizat me gjithë gjërat e tjera, por nënvletësoi faktin që mizat fluturojnë. Mizat ishin shumë të uritura dhe përpara se magjistari të fluturonte me qilimin e tij magjik ato u ngritën në një re të madhe dhe e hëngrën atë. Qilimi pa pilotin e tij udhëtim rreth e rrotull globit, pastaj humbi fuqinë e tij magjike dhe ra në tokë në një nga kontinentet e tjera. Atje u gjet nga nje shitës i cili ma shiti mua në një treg morrash. Dhe nëse nuk beson historinë time, mund të ta tregoj ty qilimin.


Author's comments


This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.