Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes |
|
ArobanaiPlease share if you want to help to promote peace! Përkthyen Elton & Taulant SkendajThis translation has not yet been reviewed |
|
Bücher und CDs von Martin AuerIn meinem Haus in meinem Kopf Gedichte für Kinder Die Prinzessin mit dem Bart Joscha unterm Baum Was die alte Maiasaura erzählt Die Erbsenprinzessin Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download Der seltsame Krieg Geschichten über Krieg und Frieden Zum Mars und zurück - Lieder Lieblich klingt der Gartenschlauch - Lieder Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD |
Arobanai nxorri kokën nga uji i lumit. Përpara saj shtrihej Apa Lelo në perëndim. Rrufetë dëgjoheshin që larg, por shiu mund të fillonte më vonë. Kjo i la kohë asaj që të ndërtonte çadrën. Në gjelbërimin e pastër fëmijët ende po luanin; aty këtu kishte çanta të vendosura në bar. Burrat që kishin qenë atje më herët i kishin vendosur çantat në pikën ku ata do të ngrinin çadrat dhe pastaj të shkonin drejt për në gjah. Gratë që ishin me fëmijë iu desh përsëri të mblidhnin kërpudha dhe rrënjë gjatë rrugës. Arobanai lau trupin. Ishte me të vërtetë bukur të ecje në kampin e ri dhe të hiqje gjithë pluhurin dhe djersën e udhëtimit të vështirë dhe të kampeve të mëparshme. Një kamp i ri gjithmonë ishte një fillim i ri, plot me mundësi dhe me shpresa. Ajo shkundi ujin nga flokët e saj të shkurtra kaçurrela dhe eci mespërmes ujit për në bregun e lumit. Pastaj ngriti pirgun me materialet e saj mbi kokë për ta transportuar në anën tjetër të lumit. Ajo e dinte që duke e ngritur pirgun me materialet e saj rrobat do të ngjiteshin me gjirin e saj të fortë, dhe trupi i saj shkëlqente nga uji i lumit dhe të gjithë format e saj trupore dukeshin akoma më të bukura. Në anën tjetër djemtë u larguan nga pylli me gjahun e tyre. Apa Lelo ishte kampi më i bukur që Arobanai njihte. Apa Lelo formonte në këtë vend një unazë dhe kampi dukej gati si një ishull. Në mes të ishullit ishin larg të ndara dhe formonin një pastërti natyrale, dhe në majë, kurorat e tyre gati sa preknin njëra-tjetrën, dhe ishte plot me dritë, por dielli nuk e kapte plotësisht. Gati në mes të ishullit, një grup pemësh e ndanin qartësinë në dy gjysma të barabarta. Fëmijët e kishin bërë të ditur fushën ku do të luanin poshtë pemëve në bregun e lumit dhe, pak më larg nga vendi i pastruar ku çadrat do të qëndronin por ende afër për të qënë të sigurtë. Arobanai pa për pirgun me materiale të babait të saj Ekianga. Mamaja e saj akoma nuk kishte ardhur dhe e para gjë që duhet të bënte ishte të zgjidhte lidhëset e pirgut me materiale në të cilën kishte vendosur qymyrin e nxehtë. Mbi të vendosi disa shkarpa të thata, i fryu qymyrit të nxehtë dhe të kuq dhe zjarri mori menjëherë. Gradualisht më shumë njërëz filluan që të shfaqeshin. Disa nga burrat kishin sjellë mish, ndërsa të tjerë shkuan për të prerë shkarpa dhe gjethe. Gratë ndezën zjarrin dhe filluan të gatuanin. Gati të gjitha gratë kishin mbledhur kërpudha dhe rrënjë - fëmijët i kishin sjellë duke mbushur krahët - dhe supa po gatuhej në tasa prej kungulli,dhe copat e mishit ishin hedhur për tu gatuar. Kur burrat erdhën me shtylla dhe me çanta të mëdha me gjethe të gjera mongongo, gratë filluan të ndërtonin kasollet. Burrat rrëzuan shtyllat në tokë dhe formuan një rreth; pastaj ata vendosën majat e shtyllave në formë kupole me hardhi përmbi to. Në këtë strukturë vendosën thupra të ndërthurura me njëra tjetrën dhe gjethet e gjera në formë zemre të vendosura aty . Njerëzit të cilët kishin filluar apo kishin ndërprerë udhëtimin e tyre për të kërkuar për çdo gjë delikate ishin duke ardhur. Dhe gratë që ende po ndërtonin kasollet qeshën dhe u thanë atyre që do të lageshin pasi retë po vinin shumë afër. Por burrat të cilët i kishin ndihmuar gratë me materiale ndërtimi shkuan përsëri në pyll për të prerë trungje, shkopinj dhe gjethe për ata që do të vonoheshin. Të afërm dhe shokë i ndërtuan kasollet e tyre afër me njëri-tjetrin. Familje të cilat nuk shkonin mirë me njëra-tjetrën i ndërtuan kasollet në anën e kundërt të kampit dhe nëse kjo nuk ishte e mundur, ata ndërtuan kasollet e tyre në mënyrë që hyrjet e tyre të ishin larg nga njëra tjetra. Shiu bëri që mbrëmjen ta sillnin shpejt dhe zjarrin ta fusnin brenda në kasolle, dhe herë pas here pozicioni i ndonjë gjetheje duhej ndryshuar aty ku uji futej në kasolle. Por shiu nuk zgjati shumë. Së shpejti zjarri ishte bubulak përpara kasolleve. Gratë bënë disa rregullime në çatitë, dhe burrat shkuan edhe njëherë në pyll me harqet dhe shigjetat e tyre,mbase për të gjuajtur ndonjë zog apo majmun përpara se të errësohej. Tym po dilte nga kasollet dhe një mjegull blu ra në kamp, i cili papritur u kthye në ngjyrë portokalli, në të verdhë, dhe në të kuqe kur retë u ndanë dhe dielli dhuroi rrezen e tij të fundit në qiell. Arobanai u shtri në kasollen e prindërve të saj, dhe ngriti vëllanë e saj nga një krah ndërkohë që ngriti atë nga këmbët e tij. Nga të gjitha kasollet dëgjoheshin zërat e familjarëve të cilët bisedonin me njëri - tjetrin dhe ndonjëherë një dëgjues i paftuar ndërhynte me një koment që shkaktonte një të qeshur shpërthyese. Kenge, një gjahtar i ri beqar kishte ndërtuar një nga kasollet e fqinjëve. Shumica e djemëve të rinj ishin bërë turmë me atë. Arobanai i dëgjoi ata tek po flisnin me njëri-tjetrin për kafshët që do të gjuanin dhe me kë vajzë do të shkonin në shtrat. Kur ajo dëgjoi Kelemoken të lakonte emrin e saj e thirri atë duke i thënë, " Këmbët e tua janë shumë të shtrëmbëra". Bëhu njëherë gjahtar ti kulish i vogël. Ata qeshën me të madhe. Djemtë godisnin kraharorin e tyre dhe qeshën aq shumë saqë mbajtën barkun me dorë. Kelemoke ishte një nga vrapuesit më të mirë dhe mbi të gjitha ai vrau një dem vetë. Ekianga pa bërtitur, thjesht paksa me një ton të lartë por që mund të dëgjohej deri në pesë kasolle larg tha, "Ndonjëri do të ketë dhimbje koke nga gjithë këto të ulëritura .Mbani pak qetësi që disa të flenë". Kjo te djemtë të paktën shkaktoi që ata të pëshpërisnin me njëri-tjetrin dhe të qeshnin me zë të ulët. Arobanai qeshi. Ky do të jetë një kamp i përkryer,ndjeu ajo në vetvete. Ajo do të bënte kokrrën e qejfit. Por mëngjezi tjetër solli një dhimbje të madhe në kamp. Arobanai ishte zgjuar nga një ulërimë e gjatë dhe e tmerrshme një dhimbje e frikshme e një personi që po i mbylleshin sytë. Të gjithë dolën nga kasollet e tyre. Balëkimito, një nga hallat e babait të Arobanait dhe mamaja e Amabosut dhe Manyalibos ishte në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën. Gruaja e moshuar shumë e respektuar nga të gjithë kishte qenë sëmurë përpara se të lëviznin në kampin e ri. Bijtë e saj Ambosu dhe Manyalibo nuk donin që ajo të vdiste. Do të qëndronin me atë derisa ajo të përmirësohej, por gjahu nuk kishte qenë i mirë në kampet e mëparshme dhe Balekimito këmbënguli që të shkonte me ata kur të gjithë lëvizën. Por udhëtimi i gjatë e kishte dobësuar atë dhe tani ajo është gati për të vdekur dhe së shpejti mund të mbyllte sytë përgjithmonë.Të gjithë të afërmit e saj u mblodhën në kasollen ku ajo ishte shtrirë. Djemtë e saj lëviznin sa andej këtej me lotë ndër sy. Vajza e saj Asofalinda u përpoq të ngushëllonte vëllezërit e saj, por shpërtheu në lotë në shtratin ku gruaja e vjetër ishte shtrirë. Vetëm Balekimito e heshtur ishte ne mes të turmës vajtuese. Ajo kapi duart e djemëve të saj, afroi pranë vetes kokën e vajzës së saj dhe i pëshpëriti, " Unë jam me fëmijët e mi. Nuk po vdes pa njerëzit e mi. Kjo gjë është e mirë." Me sytë e saj të gati për tu mbyllur pa rreth e rrotull kasolles dhe i zuri syri mbesën e saj të madhe Arobanain. Ia bëri me dorë asaj e cila ishte tamam si një gjethe e tharë që të vinte. " Je bërë shumë e bukur," pëshpëriti. "Ke gjetur ndonjë të dashur" Qeshi dhe i kapi fortë kyçin e Arobanait. Arobanai e ngrirë nga tronditja ishte përkulur në shtratin e gruas së moshuar. Balekimiton e zuri gjumi por shtrëngimi i kyçit të Arobanait nuk humbi. Vajza qëndroi e përkulur te shtrati. Burrat dhe gratë ndalën vajtimet e tyre në mënyrë që të mos të zgjonin nga gjumi gruan e moshuar. Kur dielli u ngrit mbi kamp, Balekimito pushoi së marri frymë. Tani nuk kishte më arsye për tu shtangur. Asofalinda kishte një litar të fortë në duart e saj dhe e vendosi rreth qafës së saj. Tre burra e ndaluan atë për të mos të mbytur veten. Fëmijët bëheshin turmë në kasolle dhe pastaj dilnin përsëri jashtë. U shtrinë barkas në tokë dhe filluan të gjuanin tokën me një inat të kotë. Tungana i vjetër dhe gruaja e tij Bonyo u përkulën përpara kasolles së tyre dhe lotët dilnin si rrëke nga faqet e tyre të rrudhura. Arobanai e mpirë nga dhimbja ishte me turmën në mes të vajtuesëve dhe njerëzit që po qanin. Vajet dhe të qarat nuk pushonin sepse Balekimito nuk do të zgjohej më. Ajo kishte vdeku,r jo thjesht kishte vdekur por s'do të kthehej më, dhe gjithmonë do të qëndronte në atë mënyrë me dorën e saj të kapur te kyçi i Arobanait. Ajo nuk u lirua derisa nëna e Arobanait, Kamaikan erdhi dhe butësisht hoqi gishtat e personit të vdekur, ndërkohë që Arobanai mundi të shpërthente në lot, dhe të qante dhimbjen dhe tmerrin e saj. Gjatë kohës që mbrëmja ra kampi u qetësua. Të lodhur nga dhimbja,të gjithë u shtrinë përpara kasolleve të tyre. Pastaj plaku i moçëm Mok shkoi në mes të kampit dhe filloi të fliste me zë të ulët. Njerëzit filluan të afroheshin atij për ta dëgjuar dhe në një zë të qetë dhe melodik, "nuk është mirë për të gjithë ne që të shtyjmë kohën dhe të rrimë të dëshpëruar." Të gjithë zjarret janë jashtë kasolleve dhe asnjëri nuk po gatuan darkë. Nesër të gjithë do të jenë të uritur ,shumë të dobët dhe shumë të lodhur për gjah. Ajo që ishte një nënë e mirë për të gjithë ne vdiq e lumtur. Çdo njeri duhet të jetë i kënaqur që ajo jetoi kaq gjatë dhe pati një vdekje të tillë kaq të mirë. Asnjë përgjigje nuk u dëgjua. Manyalibo tha, " Po ka të drejtë. Çdo njeri duhet të jetë i gëzuar. Gjithë kjo dhimbje s'ka për të na dhënë asgjë. Do të bënim mirë të organizonim një festë. Ti thërrasim Molimos dhe të bëjmë një festë për Molimon." Njobo ,gjahtari i madh që kishte vrarë një elefant vetëm tha, "Po, vdekja e saj është një gjë e madhe dhe ne do të bënim mirë të bënim një festë të madhe. Le të festojmë derisa hëna të bëhet e plotë për të parën herë, për të dytën herë dhe për të tretën herë!" Të nesërmen dy djem të rinj shkuan kasolle më kasolle me një litar prej hardhie. Hodhën litarin në kasolle dhe pritën. Familjarët që banonin në kasolle vendosnin disa banane në litar, ose copa mishi të thara. Të rinjtë vepruan njëlloj sikur të kapnin dhuratën dhe të luftonin për të. Më vonë ata shkuan në kasollen tjetër. Nuk kaloi gjatë dhe në mes të kampit u mbush një shportë plot ngjitur me zjarrin e Molimos. Gjithë ditën,djemtë e rinj krijuan një mister të madh nga zjarri i Molimos. Të rinjtë paralajmëruan që Molimo ishte i rrezikshëm, kafsha më e madhe në pyll dhe vetëm burrat mund të ndesheshin me të. Arobanai bashkë me shoqet e saja po hiqnin lëvoren e degëve për të marrë materialin për litarë, donte të kundërshtonte me inat por tezja qetësisht e kapi nga krahu, qeshi dhe pastaj tundi kokën. Në mbrëmje, pas darkës gruaja i largoi me shpejtësi fëmijët e saj në kasollen e tyre. Të moshuarit, gjahtarët, dhe të rinjtë u mblodhën rreth zjarrit dhe filluan të këndonin. Arobanai po luante me vëllain e saj të vogël. Jashtë burrat po këndonin. Vetëm kur Arobanain e zuri gjumi ,Kamaikami i dha një të shtyrë të vogël. Në shkëlqimin e zjarrit Arobanai pa nënën e saj që qeshte dhe drejtonte me gishtin e saj jashtë. Ajo po dëgjonte. Burrat këndonin, dhe qetësisht ne mënyrë që ata të mos e dëgjonin], Kamaikami këndonte vetëm: "Rreth nesh është errësira, errësirë e madhe. Errësira është midis nesh, errësirë pus. Por nëse ka errësirë, atëherë errësira është e mirë. Errësira është midis nesh, errësirë pus. Por nëse ka errësirë, errësira i përket pyllit, atëherë errësira është e mirë. Çdo natë burrat këndonin këngën e Molimos. Gratë shkonin në kasollet e tyre dhe bënin sikur nuk i kushtonin rëndësi. Kur burrat këndonin, kafsha gjigande e pyllit iu përgjigj atyre. Ai thirri me zërin e demit, me zërin e antilopës, me zërin e elefantit. Thirri me zërin e zogjve, të leopardit, dhe të majmunëve. Burrat kënduan përsëri dhe po këndonin me zë më të ulët. Kënga dëgjohej herë afër, herë larg, herë nga veriu dhe herë nga jugu. Ndonëherë burrat këndonin deri herët në mëngjes. Çdo njeri duhet të merrte pjesë për të kënduar. Secili nga burrat e kalonte natën duke kënduar dhe ngrënë, hanin dhe këndonin. Nëse ndonjë nga burrat e zinte gjumi thuhej se kafsha më e madhe e pyllit do ta hante. "Nuk është mirë që ata të veprojnë ashtu!" tha Akidinmba me inat. "E di unë çfarë është. Është një tubo e madhe prej bambuje. Ata i fryjnë asaj, bërtasin dhe këndojnë. Dje Ausu po vraponte në pyll me tubo. "Ai ka zë shumë të bukur!" tha Arobanai. "Nuk duhet të flasim për këto gjëra!" tha Kidaya. "Gratë nuk duhet të flasin për këto gjëra!" Por natën kur burrat po këndonin, Kamaikan buzëqeshte dhe mërmëriste vetëm, ndërsa teze Asofalinda tregoi një përrallë, "Njëherë e në një kohë, Molimoja u përkiste grave. Gratë kënduan këngë dhe vrapuan përmes pyllit me me Molimon. Pylli është treguar i mirë me ne dhe kujdeset për fëmijët e tij. Por ndonjëherë pylli fle dhe gjëra të këqija ndodhin. Pastaj ne e zgjojmë pyllin; ne ushqejmë Molimon kështu që pylli të zgjohet dhe të mos harrojë fëmijët e tij në ëndrrat e tij." "Pse atëherë burrat tani vrapojnë me Molimon?" "Oh, burrat, ata gjithmonë mendojnë se dinë gjithçka. Thonë se janë gjahtarë të mëdhenj. Ata dinë si të ndeshen me kafshët e pyllit." Kamaikani qeshi në mënyrë misterioze dhe i tha Arobanait të ishte e durueshme. Në natën e pestë të Molimos, Kelemoke shkoi në kasollen e Arobanait. Arobanai u mahnit plotësisht. "Nëse nuk këndon me burrat, kafsha më e madhe e pyllit do të hajë ty!" tha ajo dhe e tregoi me gishtin e saj tregues. Kelemoke qeshi nën buzë. "Pse të më hajë mua. Nëna jote dhe tezja po flenë. Babai yt po këndon. Çfarë kohe mund të jetë për dashurinë. Pse kafsha e pyllit të më hajë mua nëse ne bëjmë atë që bëjnë të tjerët?" Çdo natë Kelemoke gjente rast të shmangte Kumamolimo. Arobanai u largua nga kasollja, dhe zakonisht takoheshin tek bopi, vendi ku fëmijët luanin. Atje ata qeshnin me të madhe dhe mërmërisnin dhe luanin lojën e dashurisë. Kjo ishte më shumë tërheqëse sepse ishte e ndaluar. Një djalë dhe një vajzë e të njëjtit grup gjahtarësh nuk mund të martoheshin. Arobanai e dinte se më kë donte të martohej. Ky djalë ishte Tumba, i cili shkonte për gjah me grupin e Abirës dhe Motut. Por ndërkohë pse të mos bënte për vete Kelemoken, gjahtarin më të fortë nga të gjithë djemtë e rinj, i cili mund të kishte patur grua prej shumë kohësh nëse nuk duhet të priste. Ai duhet të priste deri kur femra e afërt e grupit të tij ishte në një moshë për tu martuar dhe të njëjtën kohë një vajzë nga një grup tjetër erdhi tek ai. Atëherë mund të kishin një zëvendësim. Një femër që kishte lidhje fisnore mund të martohej me një djalë nga grupi i vajzave dhe pastaj mund të martohej me vajzën. Nëse gjahtarët nuk do të shkëmbenin "motrat" e tyre kishte mundësi që një ditë grupi të mbetej pa femra. Asnjë vajzë nuk i kishte thënë jo Kelemokes, por Arobanai ishte më e bukura nga vajzat. Prandaj ai kishte zgjedhur atë. Asnjë nga vajzat nuk kishte atë gjoks aq të bukur, aq këmbë të drejta dhe aq fundshpinë të bukur. Kur hëna do ta bekonte atë me gjakun e saj, atëherë do të ishte koha për tu martuar. Dita tjetër solli debate të ashpra dhe konflikte. Sefuja kishte ardhur, shkaktari i të gjithë problemve. Nuk ishte se ata nuk e donin atë, atë shakaxhiun hileqar, por pse donte të ndërtonte kampin e tij 50 hapa më larg nga kampi i madh. Ai e quante veten e tij kryetarin e pesë familjeve. Por si mundet që pesë familje të drejtohen nga një gjahtar? "Ka për të qenë e njëjtë gjë si herën e fundit" tha Asofalinda, motra e Ekiangës. "Nëse ka nevojë për diçka , ai i përket kampit tonë, por nëse ai ka diçka që ne na pëlqen atëherë ai ka për të na e hedhur." Ajo imitoi zërin ankues të Sefus. Kur shakaxhiut iu mbyll goja Masisi i cili kishte të bënte me Sefun, tha , "është mirë që ne të kemi shumë gjahtarë, dhe shumë rrjeta". "Po, dhe shumë llupsa!" tha Asofalinda. Doli që Asofalinda kishte të drejtë. Sefu s'kishte dhënë asgjë për Kumamolimon, shporta e cila duhet të mbushej plot ditë për ditë. "Nuk është Molimoja imi" tha ai gjatë ditës. Por kur ai jepte diçka apo dikush nga kampi që jepte diçka, atëherë Sefu do të vinte të merrte racionin më të madh. Kur mbaroi racionin e tij gjeti mundësinë e tij të parë të ikte përsëri në kasollen e tij. "Nëse nuk sillet mirë," e kërcënuan djemtë e rinj, "do të shkojmë në kasollen e tij dhe do e gjejmë atë duke fjetur dhe do ta gozhdojmë me heshtat tona në dysheme dhe kur të vdesi do ta varrosim atë pranë zjarrit të Molimos. Do ti themi gruas së tij që kafsha e pyllit e hëngri atë, dhe asnjë nuk do të flasi më për atë." Por sigurisht gjërat nuk vajtën sipas planit, dhe Sefu tha, " Pse të mos shkojë të fle kur jam i lodhur? Asnjë nuk do te bëhet kafshë që të ndaloj për të fjetur gjumë një njeri të lodhur. Përveç kësaj ky Molimo nuk është Molimua im. Unë jam bërë i dashur dhe e respektoj Molimon, dhe unë po kërcënohem me heshta!" Në të vërtetë, në mëngjes Molimua e qortoi atë. Mëngjezi ishte koha kur Molimua vinte në kamp. Erdhi ngadalë i rrethuar nga djemtë e rinj në mënyrë që të mos shihej. Djemtë e rinj bënë potere dhe goditën çatitë e kasovelleve të atyre që nuk ishin sjellë mirë ditën e djeshme. Djemtë godisnin çatitë dhe tundnin muret. Kasollja e Sefut zakonisht tundej e shkundej, po të njëjtin fat kishte dhe kasollja e çiftit që kishin pasur një debat të zjarrtë, të gjahtarëve që qëndronin shpesh larg nga kasollet, të vajzave që në mënyrë të hapur flirtonin me djemtë me të cilët kishin të bënin. Molimua nuk respektonte asnjë. Atë që ai qortonte duhet të merrte mësim. Ditët në Apa Lelo ishin ditë të gëzueshme. Arobanai shpesh here dilte vetëm për gjah. Në mbrëmje burrat zakonisht diskutonin se ku do të gjuanin të nesërmen. Djemtë dhe burrat tregonin për rrugë të cilat ata i kishin parë dhe krahasuar me mundësitë e gjetjes së gjahut në këtë apo vendodhje tjetër. Gratë jepnin dhe ato opinionet e tyre, veçanërisht për sa i përket frutave të pyllit që ato donin të mblidhnin pas gjahut. Një nga të parët e të rinjëve filloi gjuetinë fill pas lindjes së diellit me rrjetat dhe heshtat e tyre dhe me një copë qymyri që po digjej. Zjarri ishte prezenca më e madhe e pyllit, dhe njëri duhet të çonte zjarr në pyll. Atëherë pylli do të kishte një atmosferë të mirë dhe do ti bekonte fëmijët e tij me gjah të mirë. Kur po digjej zjarri I gjuetisë, gjahtarët e tjerë filluan të shfaqeshin. Dhe gratë e fëmijët gjithashtu shkuan në pyll për të mbledhur kërpudha dhe manaferra, dhe ndiqnin disa liana të veçanta derisa afroheshin të rrënjët, që ishin të ëmbla dhe të shijshme. Një mëngjes kur gjahtarët u mblodhën, Sefu mungonte. U dukej sikur ai kishte lënë kampin dhe nuk kishte kaluar nga zjarri i gjuetisë. Ata tundën kokën në shenjë mosnjohje dhe njëri prej atyre tha që mbase Sefu ka filluar vetëm zjarrin e gjuetisë së tij. Jo, ata ngritën zërin, vetëm Sefu nuk do ta bënte një gjë të tillë. Kur ata arritën tek vendi ku në fillim donin të shpërhapnin rrjetat, Sefu gjendej atje dhe kishte ndezur një zjarr dhe po hante banane të skuqura. Ekianga dhe disa burra të tjerë u larguan për një eksplorim të shpejtë të zonës dhe pastaj mësuan të tjerët se në çfarë drejtimi do të shpërndanin rrjetat. Gratë morën trastat e tyre dhe ecën para me fëmijët e tyre. Të gjithë ndalën së biseduari me njëri tjetrin dhe gati pa nxjerr zë kaluan mespërmes pyllit. Burrat gjithashtu u shpërndanë; të gjithë e dinin fare mirë se ku do të shpërhanin rrejtat e tyre e cila ishte e gjatë më shumë se njëqind këmbë të mëdha, kështu në këtë mënyrë do të formonin një gjysëm rreth të madh. Kur Ekianga dha sinjalin me britmën e zogut kudu, gratë dhe fëmijët që formuan një rradhë të gjatë nxituan përmes pyllit duke bërtitur dhe qarë. Arobanain trembi një sondu. Antilopa e friksuar kërceu te shkurret. "Do të vrapojë në rrjetën e Kelemekoes," i thirri ajo e gëzuar Kidaya-ës e cila po vraponte ngjitur me të. Kur ajo kishte arritur gjahtarët, Kelemoke tashmë e kishte vrarë antilopën. Mamaja e tij po vendoste pjesët më të mira në shportën e saj. Gratë e tjera po bëheshin grumbull dy prej atyre, "Burri im dha hua heshtën e tij!" - Ne i dhamë mëlçinë e motrës tënde kur ato ishin të uritura dhe babai yt nuk ishte në shtëpi!" - "Babai im dhe yti gjithmonë gjuanin sëbashku!" thirrën me të madhe. Kelemoke i pëlqente roli i tij dhe me një sinjal mahnitës ai shpërndau mishin te gratë pa e shqetësuar veten e tij me arsye. Ai tashmë e dinte se çfarë meritonin ata. Sefu erdhi afër dhe u ankua se nuk kishte fat. Por asnjë prej tyre nuk i dha racion atij. Ai u kthye nga gratë, " Ju me qëllim më trembët gjahun nga rrjetat e mia. Pse nuk e drejtonit atë në drejtimin tim?" "Hej ti ke grarinë tënde. Shko dhe ankoju atyre!" "Oh ato janë thjesht dembele të zotit." Gratë qeshëm me atë dhe ngritën supet. Kelemoke i kishte dhënë mamasë së Arobanait një pjesë të mirë të kofshës. Arobanai kishte filluar të shkonte përsëri drejt kampit me shportën e saj, e cila ishte mbushur plot me mish dhe arra. Ajo donte të kthehej përsëri kur gjahtarët të hidhnin rrjetat e tyre për së treti herë. Ajo po ecte me Kidayën i cili po e pyeste atë për Kelemoken , por Arobanai qeshi dhe nënkuptoi disa gjëra. Gjatë rrugës ata takuan Mokun e vjetër i cili kishte parë gjurmë leopardi. Në kamp ata u thanë vajzave dhe grave të tjera për gjurmët e leopardit. "Burrat do të frikësohen kur të shohin këto gjurmë!" thirrën ato duke u tallur. Arobanai u përkul dhe imitoi pritjen e një leopardi. Gratë e tjera u vunë njëra pas tjetrës, edhe megjithëse ato ishin gjahtaret që lëviznin drejt pyllit fillikat. Leopardi kërceu para tyre dhe gjahtaret u larguan me shpejtësi drejt pemëve duke bërtitur me të madhe. Pasi ata mbaruan së qeshuri me të madhe, Arobanai vendosi të shkonte përsëri te gjahtarët në pyll. Por burrat u kthyen nga gjahu më shpejt se sa duhej të ktheheshin, të irrituar dhe të mundur. Asnjëri prej tyre nuk donte të tregonte se çfarë kishte ndodhur. Vetëm Kelemoke protestoi, " Është Sefu. Ai bën shumë zhurmë!" Dhe Kenge tha, "Deri tani ne e kemi trajtuar atë si njeri, por ai është një kafshë dhe si kafshë duhet ta trajtojmë." Dhe bërtitën me të madhe në kampin e Sefut, "Kafshë, kafshë!" edhe megjithëse Sefu nuk kishte atje akoma. Ai erdhi më vonë me grupin e gjahtarëve të vjetër. Pa i thënë asnjë fjalë njeriut vajti drejt e në kampin e tij. Ekianga dhe Malyalibo të cilët erdhën të fundit u ulën rreth zjarrit të Molimos. "Ky Sefu na ka sjellë veç turp neve!" tha Ekianga të gjithëve pa përjashtim. Dhe Manyalibou tha, " Sefu ka sjellë turp te Kumamalimua. Ne do të shkëpusim lidhjet me Kumamalimon. Festa e Molimos do të marrë fund. Gjëja më e mirë për ne është të shkojmë në një kamp tjetër të ri. Kjo është një çështje serioze. Duhet të zgjidhet tani. Të gjithë u mblodhën. Ata u ulën në karrige të bërë prej degëve të cilat përkuleshin dhe Kenge bërtiti përsëri me të madhe te kampi tjetër, "Hej ti kafshë, eja këtu, kafshë!" Djemtë qeshën por burrat i qëndruan serioz atij. Sefu ikte sa andej ketej dhe donte të dukej i pafajshëm. Pa rreth e rrotull por asnjëri nuk i ofroi një vend për tu ulur. Shkoi përsëri te Ambosu, një nga krytarët e rinj dhe tërhoqi stolin e tij. " Kafshët shtrihen në tokë!" tha Ambosu. Sefu ishte gati për të shpërthyer në lot, "Unë jam një gjahtar i vjetër dhe i mirë. Nuk është e drejtë që çdo njeri të më trajtojë si kafshë." Më në fund Masisi i tha Ambosut që ai do të bënte mirë të ngrihej dhe ti jepte Sefut stolin e tij. Pastaj Manyalibo u ngrit dhe mbajti një fjalim të gjatë, "Çdo njeri do që ky kamp të jetë një kamp i mirë. Dhe çdo njeri do që kjo festë e Molimos të jetë një festë e mirë. Por Sefu po u vë flakën të gjithave. Ky nuk është më një kamp i mirë, dhe festa nuk është më e mirë. Kur vajza e tij vdiq, ai ishte i gëzuar të pranonte ofertën tonë për të ushqyer Molimon tonë për atë. Por tani që mamaja e tij ka vdekur ai nuk do të japi ndonjë gjë për Kumamolimon." "Nuk ishte nëna ime," u përgjigj Sefu rebelisht. "Nuk ishte nëna jote?" bërtiti me të madhe Ekianga. " Ajo ishte nëna e të gjithëve këtu në kamp. Shpresoj të ngulesh në heshtat e tua dhe të vdesësh si kafshë! Një njeri nuk vjedh mish nga vëllezërit e tij. Vetëm një kafshë e bën një gjë të tillë!" Ekianga tundi grushtin e tij me inat. Sefu filloi të qajë. Tani për herë të parë Arobanai zbuloi se çfarë kishte ndodhur. Në gjuetinë e dytë, Sefu kishte vënë rrjetën e tij përpara rrjetave të të tjerëve në mënyrë që të kapte gjahun e parë që të tjerët e trembnin drejt rrjetave. Por ai u kap. Tani ai po nxirrte një shfajësim që e gjitha kjo ishte një keqkuptim. Atij i kishin humbur nga sytë gjahtarët e tjerë dhe nuk arriti ti gjente ata. Kjo ishte arsyeja që ai i kishte vënë rrjetat e tij aty ku ai mendonte se duhej të viheshin. "Po, po," tha Moku plak. " Ne të besojmë ty. Nuk duhet të bësh kaq shumë zhurmë. Nëna jonë që vdiq nuk është nëna jote. Kështu që ti nuk na përket neve. Ti mund ti vësh rrjetat kur të duash, të gjuash ku të duash dhe të ndërtosh kampin tënd ku të duash. Ne do të ikim larg prej këtej dhe do ndërtojmë kampin tonë diku tjetër, kështu që ne nuk do të shqetësojmë ty." Sefu duhet ta pranonte se ai kishte bërë një gabim. Me një grup të përbërë prej katër familjesh ai kurrë nuk organizonte dot një gjueti. Ai kërkoi falje dhe tha që me të vertetë ishte një keqkuptim, por do të kthente gjithë mishin. "Atëherë është gjithçka në rregull," tha Kenge dhe u ngrit menjëherë, dhe të tjerët u ngritën gjithashtu dhe ecën drejt kampit të Sefut. Atje ai i bërtiti me inat gruas së tij të jepte gjithë mishin. Dhe burrat kërkuan në të gjitha kasollet për mish që ishin fshehur poshtë çative. Madje dhe enët ku gatuhej u zbrazën. Sefu u përpoq të qante por të gjithë qeshën me të. Mbajti barkun me dorë dhe u vu në siklet, "Do vdes urie unë bashkë me familjen time. Gjithë të afërmit e mi do të vdesin pasi vëllezërit e mi po më marrin gjithë ushqimin tim. Unë do të vdes se asnjëri prej jush nuk më jep respektin që unë meritoj." Ata e lanë atë të qante dhe u kthyen te Kumamolimua. Festa ishte përsëri një festë dhe çdo njeri këndoi dhe kërcente dhe hëngrën. Në një distancë ata dëgjonin Sefun që rënkonte. Gratë thirrnin emrin e tij dhe imitonin atë kur rënkonte. Por kur të gjithë kishin ngrënë, Masisi mbushi një tas me mish dhe me gjellë kërpudhash që gruaja e tij kishte gatuar dhe u zhduk. Pas një farë kohe rënkimet pushuan. Natën kur Arobanai doli nga kasollja për të takuar Kelemoken ajo pa Sefun që ishte ulur dhe këndonte me burrat pranë zjarrit të Molimosos. Një fëmijë i pyllit tamam si të tjerët. Arobanai i kishte përjetuar gjëra të tilla në jetën e saj shumë herë. Ata argumentonin, ankoheshin, kërcënonin njëri tjetrin. Por fëmijët e pyllit i kishin nevojën njëri tjetrit. Vetëm, asnjëri prej tyre nuk mund të mbijetonte. Ja pse ekzistonte gjithmonë një zgjidhje. Cilido që kishte një kritikë që vazhdimisht rritej në mes të kampit dhe fillonte të protestonte, mallkuar, apo me forcë poziciononin rastin e tij apo të asaj. Por shpesh pjestarët e kampit të cilët ishin përgjegjës për ndihmë nuk u ktheheshin atyre që ishin në gabim, por atyre që bëin më shumë zhurmë. Një kamp i mirë ishte një kamp paqësor. Një kamp me mosmarrëveshje ishte gjithashtu një kamp i uritur. Shpesh e qeshura në përgjthësi ishte një mosmarrëveshje. Por një person që e kuptonte fajin falej shumë shpejt. Arobanai mbante mend kur hallë Kontabade u zu me burrin e saj. Me inatin e saj ajo fillonte të hiqte gjethet e pemëve nga çatia e kasolles së saj. Ishte e drejta e saj. Mbi të gjitha ajo duhet ta ndërtonte përsëri. Bashkëshorti i saj e pa atë qetësisht. Atëherë ajo filloi të hiqte më shumë gjethe nga kasollja. Në këtë pikë bashkshorti i saj duhet të ndërhynte dhe të pajtohej sepse kur një grua prish kasollen, kjo do të thoshte fundin e martesës. Por bashkëshorti i Kondabates nuk tha asgjë dhe ajo po vazhdonte të hiqte gjethet nga kasollja një nga një. Lotët filluan të rridhnin litar nga faqet e saj, por ai nuk bëri dhe gjënë më të vogël. Pas pak ai tha: "Kondabate do të bëjë shumë ftohtë sot." Atëherë ajo vazhdoi përsëri të prishte kasollen. Çfarë tjetër mund të bënte ajo? Nuk duhet që ajo të bëhej me turp. Më në fund nuk kishte më gjethe dhe kështu filloi të hiqte dhe shtyllat. Të gjithë po e shikonin të habitur, sepse kur ajo të hiqte dhe shtyllën e fundit ajo duhet të merrte plaçkat e saj dhe të shkonte te kampi i prindërve të saj. Burri i Kondabates ishte gati për të shpërthyer në lotë sepse ai e donte atë pa hile dhe sigurisht nuk donte të ndahej. Por në qoftëse ai do të jepte veten do të përballej me të qeshurat tallëse të shokëve të tij për ditë me radhë. Të gjithë i shikonin mendimet që fluturonin me shpejtësi në mendjen e tij. Më në fund ai qetësisht tha: "nuk duhet ti heqësh shtyllat, vetëm gjethet që janë të pista!" "Huh" Kondabate bërtiti gjithë gëzim. Por më vonë ajo e kuptoi që duhej të ishte e qetë, dhe tha, " Po këto gjethe janë plot me infeksion." Kështu ata shkuan në lumë për të larë gjethet. Pasaj i vunë përsëri në çatinë e kasolles. Asnjë më parë nuk i kishte larë gjethet. Por Kamaikan, mamaja e Arobanait mori pak gjethe nga çatia e saj dhe mërmëriti, " këto mikrobet janë me të vërtetë irrituese!" Dhe ajo gjithashtu shkoi në lum për ti larë ato dhe sepse kjo gjë duhej bërë. Dhe mbas pak ditësh gratë shkuan në lumë dhe lanë disa gjethe të ngrëna nga kandrrat për tu fshehur dëmtimet e tyre. Ditët ashtu si lumi Lelo iknin pa u ndjerë. Pylli u dha dhurata fëmijëve të tij: arra dhe rrënjë, fruta dhe luleshtrydhe, kërpudha dhe mish. Djemtë e rinj tregonin kafshët që kishin vrarë dhe flinin me vajzat. Pleqtë sorrollateshin afër kampit, por zakonisht uleshin në hije dhe tregonin bëmat e tyre të harruara. Fëmijët luanin afër lumit, kacavirreshin nëpër pemë në grupe të vegjël derisa pema përkulej dhe përthyej në ujë. Pastaj ata kërcenin dhe ndoonjëri që nuk ishte aq i shpejtë shkundej nga pema elastike. Burrat bënë harqe të vegjël dhe mprehën shigjetat për djemtë e vegjël, dhe pastaj vajzat dhe djemtë e vegjël luanin sikur gjuanin një bretkosë të lodhur dhe të qetë. Gratë i tregonin vajzave se si të ndërtonin një kasolle të vogël dhe pastaj me një seriozitet të madh vajza e vogël gatuante një vakt me baltë dhe me arra për shokun e saj të ri. Pastaj ata shkonin në kasolle dhe luanin lojëra fëmijësh, në të njëjtën mënyrë sesi luanin prindërit e tyre. Në lojërat e tyre ata u përpoqën me çdo gjë që ishin në gjendje të loznin kur ata u rritën pa e kuptuar që lojrat ishin diçka serioze në jetë. Fëmijët thirrën të gjithë të rriturit, "nënë" apo "baba", çdo person të moshuar, "gjysh" apo "gjyshe" dhe gjithmonë mund të gjendet dikushi që të luante rolin e demit që do zihej gjah apo të një leopardi që do të kërcente dhe do të vihej në një kurth, dhe pastaj ti hanin, ndërkohë që të gjithë qeshnin e shkriheshin me lot. Por shtylla me shportën e ushqimit që ishte gjithnjë plot afër zjarrit në mes të kampit u kujtonte atyre për festën e madhe që bëhej, që pylli të kujtonte fëmijët e tij dhe të ishte i lumtur me ta. Në këto ditë Kidaya ishte e bekuar me gjak. Ajo krenare ua tha shoqeve të saj. Dhe pas pak ditëve ishte rradha e Arobanait. Tani për sa i përket Molimos ishte dhe një festë Elima. Hallë Kondabate ndërtoi një shtesë te kasollja e saj, dhe vajzat dhe shoqet e tyre lëvizën drejt asaj. Nga Kondabate ato mësuan këngë, këngë që vetëm gratë këndojnë. Disa miq erdhën. Ishte një çift i vjetër që jetonin normalisht jetonin me grupin e gjuetisë në veri, thonë njerëzit. Në fillim ata qëndruan në kampin e Sefut ku burri i moshuar kishte një të afërm. Më vonë ata erdhën në kampin qëndror. Moku plak i priti me respekt. Gruaja e vjetër shkoi drejt e në kasollen e Kondabates. Kondabate gjithashtu i priti me respekt. Vajzat e shikonin atë të ndryshme. Gruaja e vjetër u ul dhe këndoi dhe praktikoi këngët me vajzat. Por ajo nuk këndote këngët e grave, këngën e Elimës, ajo këndoi këngën e Molimos që ishte e rezervuar vetëm për burrat. Kjo i frikësoi vajzat, por Kondabate filloi të ecte lart e poshtë e dëshpëruar dhe filloi të këndote vetëm. Vajzat u dëshpëruan. Në këtë mbrëmje nuk ishte një, por katër shporta të mbushura me ushqim që u varën në një shtyllë te Kumamolimua. Manyalibo mori nga çdo kasolle një qymyr që po digjej për të ndezur zjarrin e Molimos. Burrat dhe djemtë ishin shumë të gëzuar dhe nervozë kur filluan të këndonin. Pastaj vajzat erdhën nga nga kasollja e Elimës dhe udhëhiqeshin nga një grua e moshuar. Ajo mori qymyr nga zjarri i Molimos dhe ndezi një zjarr të dytë afër të parit. Gratë u mblodhën rreth këtij zjarrit. Vajzat të cilat kishin njollosur veten me gardenie të zezë, kërcenin në një rresht të gjatë dhe gratë këndonin këngën e Molimos fort me sa kishin në kokë. Në këtë mbrëmje gratë drejtuan këngët ,ndërsa burrat këndonin më vete. Gruaja e moshuar nga veriu u ul praën zjarrit që kishte ndezur dhe përqëmdroi vëmendjen e saj te flakët. Pranë saj ishte ulur Kondabate, e bukura Kondabate. E mahnitur nga habia e gruas së moshuar dhe ajo si e ngrirë, filloi të shikonte flakët. Pastaj gruaja e moshuar filloi të përdorte duart e saj për të imituar një kërcim. Ajo hapi dhe përkuli gishtrinjtë e saj të thatë dhe të hollë; krahët e saj të dobët u rrotulluan dhe gjuajtën ajrin në çdo drejtim sikur të mos ishin të asaj. Pastaj u ngrit dhe filloi të kërcejë. Ajo kërceu rreth zjarrit të burrave, ndërkohë që ata këndonin pa e patur mendjen tek ajo. Kërcimi dhe këgët e saj u bënë më të fuqishme. Ajo kërceu në qymyrin që po digjej dhe kërcente me ta. Pastaj filloi të ndante nga njëri tjetri qymërët e zjarrit me këmbë. Me shqelma të fuqishëm ajo hidhte qymyr në të gjitha drejtimet, dhe burrat duhet ti shmageshin atyre sa të mundeshin. Moku plak u ngrit dhe të mblidhte qymyrin, por gruaja e moshuar i ndante përsëri. Në këtë mënyrë ajo i kujtonte tre herë burrat që ishin gratë ato që kishin zbutur zjarrin, dhe varej nga gratë nëse zjarri vazhdonte të ishte gjallë, nëse jeta përfundonte apo mbaronte. Gruaja e moshuar mori një litar liane dhe e lidhi rreth qafës së një burri pastaj një tjetri. Cilido që e kishte lakun rreth qafës nuk fliste, dhe mbase burri i fundit u lidh te gryka, të kënduarit pushoi. Për pak momente ishte qetësi, e thyer nga zëri i pyllit. Pastaj Moku plak tha: "Është e vërtetë, ne jemi të ndalojmë. Ne kemi ndaluar dhe nuk mund të bëjmë asnjë gjë. Duhet të japim diçka për të qenë përsëri të lirë." Ekianga tha, "Do të japim mishin e antilopës për të qenë përsëri të lirë". Manyalibo tha, " Le të japim gjithashtu dhe lëkurën e zibetit (mace egër e Indisë)." Burrat ranë dakort. Pastaj gruaja e vjetër u zgjidhi lakun nga gryka dhe ata që u liruan filluan të këndonin. Mëngjesin tjetër gruaja e vjetër dhe burri i saj u zhdukën. Vizitorë të tjerë erdhën: disa djem të rinj nga grupe që vendi i gjuetisë ishte shumë larg, shumë ditë nëse ecje me këmbë. Lajmi i festivalit të Elimës ishte shpërhapur shumë shpejt. Kurdoherë gjuetarët takuan gjuetarët e grupeve të tjera në pyll, ata bashkëbiseduan e bënin thashetheme, dhe zbuluan lajmin më të fundit për të afërmit e tyre. Ata flisnin për fatin e tyre në gjueti dhe arritjet e përkryera të gjuetarëve të mëdhenj që ata njihnin që u bënë akoma më të mahnitshëm. Djemtë e rinj u bashkuan me gjahtarët e Apa Lelos. Shumica prej atyre kishin halla dhe xhaxhallarë apo kushërinj të largët të grupit, dhe ata qëndruan me ata kaluan kohë në kasollet e të vajzave beqare. Qëllimi i tyre ishte të futeshin në kasollen e Elimës në mbrëmje. Por mamatë e vajzave bën roje te kasollja dhe i gjuanin me gurë dhe qymyr rrethuesit. Ndonjëherë vajzat dilnin të lyera me argjilë të bardhë dhe të armatosura me kamzhiqe të gjatë. Ato kontrollonin përmes kampit dhe nëse pëlqenin ndonjë ato i vërsuleshin me kamzhikët e tyre. Ndonjëherë ato godisnin të rritur dhe të moshuar, por kjo ishte vetëm për qejf, një respekt shoqëror për meshkujt. Por kur ato godisnin një beqar, kjo do të thoshte se kishte një detyrim. Ai që goditej duhet ti bënte një vizitë vajzës në kasollen e Elimës. Tumba, djali që Arobanai kishte zgjedhur në fshehtësi e kishte parë shumë rrallë. Kështu Arobanai dhe shoqet e saj vendosën për ta kërkuar atë. Ato u nisën herët në mëngjes, gjokset dhe vithet e tyre ishin zbukuruar me vizatime të bardha dhe ato vrapuan për në perëndim,duke ndjekur gjurmët e antilopës dhe elefantit. Ato vrapuan me hapa të gjatë pa bërë zhurmë derosa vonë në mbasdite arritën në kampin ku grupi i Tumbës po qëndronte. Me të bërtitura ato mbritën në kampin e përgjumur dhe ndiqnin burrat rreth kasolleve. Burrat dhe djemtë po mbroheshin sa të mundeshin dhe me shpejtësi shkuan te pirgu me plera dhe i gjuanin vajzat e egra me çfarëdo që u kapte dora. Më në fund Arobanait i kapi syri atë që ajo do të zgjidhte. Ai po përdorte harkun e tij dhe gjuajtunte lëkura bananesh të thara te vajzat. Por ai duhet të hidhte në peshqir te nëntë luftëtaret e egra. Në ditën e pestë ai erdhi te kasollja e Elimës. Ai bëri një luftim mashkullor kundër nënave në mënyrë që të futej Brenda, por mbasi pati sukses e kishte bërë detyrën e tij. Tani ai ose ti kushtohej Arobanait apo të largohej, ose mund të zgjidhte ndonjë vajzë tjetër. Dhe këtë bëri djali. Ai flirtoi me Kidayën dhe kur erdhi nata, Arobanai mund të dëgjonte se çfarë po bënin të dy. Keshtu ajo vendosi ta dëgjonte Aberin, i cili kishte luftuar gjatë rrugës së tij për në kasolle në ditën e parë, pastaj u përpoq që ajo ta pëlqente atë me çdo arsye që ishte e mundur. Ajo do të bënte me atë çfarë Tumba dhe Kidaya po bënin, dhe nëse e pëlqente ajo do ta pyeste atë për të vrarë një antilopë për prindërit e saj dhe të gjente një motër në grup e cila donte të martohej me vëllanë e saj. Dhe nëse nuk e pëlqente - kishte më shumë djem simpatik atje jashtë, gjahtarë të mirë, që mburreshin dhe u sillnin partnereve të tyre jo një por dy antilopa. Antilopa? Jo një elefant ose mbase dy! Jeta ishte e bukur. Pylli kujdesej për bijtë dhe bijat e tij. Nuk u dha atyre jo vetëm mish dhe fruta për të ngrënë dhe ujë të pastër për të pirë por gjithashtu u dha zjarr dhe gëzim në dashuri. "Është errësirë rreth nesh," pëshpëriti Arobanai, "por nëse ka errësirë, atëherë errësira është e mirë." Pastaj u shtri me Aberin në qilim dhe filloi ta guduliste atë. Ai qeshte pak i nervozuar dhe shtriu duart tek ajo. Author's commentsThis site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author. |