Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes

   
 

Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë

Please share if you want to help to promote peace!

Perkthimi nga Elton Skendaj

This translation has not yet been reviewed

Enderrimtari
Djali Blu
Planeti i Karrotave
Frika
Perseri frika
Njerëzit e çuditshëm nga planeti Hortus
Dy Luftëtarët
Njeriu Kundër Njeriut
Lufta e Madhe në Mars
Skllavi
Fermerët që ishin të mirë ne aritmetikë
Lufta e çuditshme
Arobanai
Ylli gjarpër
Bllokim trafiku
Dy të burgosurit
Drejtësia
Raporti te Këshilli i Sistemit të Bashkuar Diellor
Të flasim Hapur
Bomba
Parathënie
Author's comments
Download (All stories in one printer friendly file)
About the Translator
About the Author
Mail for Martin Auer
Licence
Creative Commons licence agreement

Bücher und CDs von Martin Auer


In meinem Haus in meinem Kopf
Gedichte für Kinder

Die Prinzessin mit dem Bart
Joscha unterm Baum
Was die alte Maiasaura erzählt

Die Erbsenprinzessin

Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download

Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download
Der seltsame Krieg
Geschichten über Krieg und Frieden

Zum Mars und zurück - Lieder
Lieblich klingt der Gartenschlauch - Lieder
Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD

Një nga vendet që mulla Nastradin Hoxha vizitoi gjatë udhëtimeve të tij të shumta ishte një fshat banorët e të cilit njiheshin për aftësitë e tyre të mira në aritmetikë. Nastradini bujti një natë në shtëpinë e një fshatari. Në mëngjes Nasradini zbuloi që fshati nuk kishte asnjë pus për ujë për ujë të pijshëm. Çdo mëngjes, një person nga çdo familje në fshat ngarkonte një ose dy gomerë me enë boshe uji, dhe shkonte në një përrua që ishte një orë larg me këmbë, i mbushte enët, dhe i sillte në shtëpi pasi ecte dhe një orë tjetër në këmbë.

“A s’do të ishte mirë po të kishit ujë në fshat” i tha hoxha fshatarit me të cilin po rrinte.

“Ou, shumë më mirë,” tha fshatari. “çdo ditë vetëm uji më kushton dy orë pune të gomarit dhe djalit që e nget gomarin. Kjo i bie 1460 orë në vit, po të numërosh gomarin njësoj si djalin. Po të punonin në fushë djali dhe gomari gjatë kësaj kohe, do të mundesha, për shembull, të mbillja një fushë të tërë me kunguj dhe të korrja rreth 457 kunguj çdo vit.”

“E shikoj që e ke llogaritur gjithçka shumë mirë,” tha Nastradini me admirim. “Atëherë pse nuk hapni një kanal që ta sillni ujin në fshat?”

“S’është aq e thjeshtë sa duket,” tha fshatari. “Na pengon një kodër, që do na duhet ta rrafshojmë e ta gërmojmë që të hapim kanalin. Po të përdorja djalin dhe gomarin që të hapja një kanal në vend që t’i dërgoja për ujë, do t’u duhej 500 vjet punë po të punonin dy orë në ditë. Mua më ngelen dhe 30 vjet jetë, kështu që është më e lirë për mua që t’i çoj për ujë sesa që të hapin kanalin.”

“Mirë, po pse do ta mbaje vetëm ti përgjegjësinë për ta hapur kanalin? Ka dhe shumë familje të tjera në fshat.”

“Po, sigurisht,” tha fshatari, “ka gjithsej 100 familje. Po qe se çdo familje dërgon një djalë dhe një gomar çdo ditë për dy orë, atëherë kanali do të përfundojë brenda pesë vjetëve. Dhe po të punonin 10 orë në ditë, do të mbarohej brenda vitit.”

“Atëherë përse nuk u flet fqinjëve të tu dhe t’u thuash që ta hapni kanalin të gjithë së bashku?”

“Epo, shiko tani. Po të kem diçka me rëndësi për të diskutuar me fqinjin, e ftoj në shtëpi, i jap çaj dhe hallvë, i flas për motin e sotëm, dhe çfarë presim për korrjen që vjen, pastaj për familjen e tij, për djemtë e tij, vajzat, dhe nipërit e mbesat. Pastaj do të hamë, dhe pas darkës do të pijmë çaj përsëri. Pastaj ai do më pyesi për punën time dhe për familjen time, dhe pastaj do të flasim për çfarë dëshirojmë me të shtruar. Gjithë kjo merr një ditë të plotë. Meqë ka rreth 100 familje në fshatin tonë, do të më duhej të flisja me 99 kryetarë familjesh. Duhet ta pranosh që s’mund të kaloj 99 ditë të nëpasnjëshme më këto biseda. Fusha ime e mbjellë do të rrënohej. E vetmja gjë që mund të bëj është të ftoj një fqinj një herë në javë në shtëpinë time. Tani, një vit ka 52 javë, kështu që do më duhen gati dy vjet për të folur me gjithë fqinjët e mi. Unë i njoh mirë fqinjët; të gjithë do të pranonin që do të ishte më mirë të kishim ujë në fshat sepse të gjithë janë të mirë në aritmetikë. Gjithashtu, secili do të premtonte të bënin punë të përbashkët po të pranonin dhe të tjerët. Kështu pas dy vjetësh, duhet ta filloj gjithçka nga e para. Duhet t’i ftoj në shtëpi dhe t’u them që të tjerët pranuan të bashkohen.”

“Mirë atëherë,” tha Nasradini, “por pas katër vjetësh do të ishe gati ta filloje punën. Dhe pas një viti më shumë, kanali do të hapej.”

“Ka dhe një ngatërresë më tepër,” tha fshatari. “Kuptohet që porsa të hapet kanali, secili do të merrte ujë, pavarësisht nga puna që ka bërë për ta hapur.”

“Drejt,” tha Nastradini. “Edhe po të duash, nuk e ruan dot gjithë kanalin nga kush merr ujë.”

“Pikërisht,” tha fshatari. “Kështu, një dembel do të ketë të njëjtin përfitim nga kanali si të tjerët, pavarësisht nga kostoja e punës.”

“E pranoj që përsëri ke të drejtë,” tha hoxha.

“Pra, secili që është i mirë në aritmetikë do të përpiqet të mos e bëjë punën. Një ditë gomari është i lodhur. Ditën tjetër djali do të kollitet. Ndonjë ditë tjetër, gruaja e dikujt do të sëmuret, dhe djali e gomari do të venë për të marrë doktorin. Por në fshatin tonë, të gjithë janë të mirë në aritmetikë, e kështu që secili do të përpiqet të mos e bëjë punën e përbashkët që i takon. Dhe meqë secili nga ne e di që të tjerët nuk do t’i futen punës, asnjë s’do ta dërgojë gomarin dhe djalin për punë. Pra, kanali as do të fillojë fare.”

“Duhet ta pranoj që argumentat e tua duken shumë bindëse,” tha Nastradini. U mendua për ca kohë, dhe pastaj thirri,

“Por unë di për një fshat në anën tjetër të maleve që kishte të njëjtin problem si ju. Por ata kanë 20 vjet që e kanë hapur një kanal.”

“Drejt,” tha fshatari, “por ata s’marrin vesh shumë nga aritmetika.”


Author's comments


This site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author.