Martin Auer: Lufta e Cuditshme, Tregime per nje Kulture te Paqes |
|
![]() |
|
SkllaviPlease share if you want to help to promote peace! Perkthimi nga Elton SkendajThis translation has not yet been reviewed |
|
Bücher und CDs von Martin Auer![]() In meinem Haus in meinem Kopf Gedichte für Kinder ![]() Die Prinzessin mit dem Bart ![]() ![]() Was die alte Maiasaura erzählt ![]() Die Erbsenprinzessin ![]() Der wunderbare Zauberer von Oz - Hörbuch zum Download ![]() Die Jagd nach dem Zauberstab, Roman für Kinder - Hörbuch zum Download ![]() Geschichten über Krieg und Frieden ![]() Zum Mars und zurück - Lieder ![]() ![]() Lieschen Radieschen und andere komische Geschichten - CD |
Nje zoteri kishte nje skllav. Dhe skllavi i bente te gjithe punet zoterise. E lante zoterine, i krehte floket, i pergatiste per te ngrene, dhe ia fuste ushqimin ne goje. Skllavi shkruante letrat e pronarit, i lustonte kepucet, i vendoste corapet, priste drunjte per te, dhe ndizte zjarrin ne furre. Kur zotria pa disa manaferra gjate shetitjes, skllavi i mblodhi dhe ia vendosi zoterise ne goje. Qe te mos e lejonte te arratisej, zoteria e mbante skllavin te lidhur me zinxhir. Dite e nate, duhej ta shtrengonte skllavin e ta terhiqte zinxhirin fort, perndryshe skllavi do te ikte. Ne doren tjeter, zoteria mbante gjithmone nje kamzhik. Kur skllavi terhiqte zinxhirin dhe i kercenohej, zoteria e rrihte me kamxhik. Pastaj, kur lodhej se rrahuri e krahet i dhimbnin, zoteria shante skllavin, zinxhirin, gjithcka. Shpesh, ai enderronte fshehurazi per koherat kur ai ishte akoma i ri dhe pa skllavin. Ne ato kohera, ai mund te endej neper pyje i lire si nje zog e te mblidhte manaferra pa u shqetesuar e cjerre nga zinxhiri. Tani ai nuk shkon dot as ne banje pa skllavin. Se pari, sepse skllavi do te vraponte, e se dyti, kush do t’i fshinte prapanicen? As doren nuk mund te lironte per kete. Nje here, kur po ankohej me te madhe, dikush I tha zoterise: “Mire pra, nese jeta te eshte bere tmerr, perse nuk e le skllavin te lire?” “Posi,”tha zoteria, “atehere do te me vrasi!” Por fshehtasi, zotria enderronte per liri. Po skllavi? A enderronte per liri gjithashtu? Jo, ai kishte hequr dore me kohe nga endrrat per liri. E vetmja enderr qe kishte ishte qe te behej vete zoteri, e ta bente zoterine skllav, ta terhiqte me zinxhir, ta rrihte me kamzhik e ta bente t’i fshinte prapanicen. Kjo ishte enderra e skllavit! Author's commentsThis site has content self published by registered users. If you notice anything that looks like spam or abuse, please contact the author. |